Janë riaktivizuar flakët në qendrën tregtare Metropol në Lushnjë.
Flakët nisën rreth orës 14:40 të pasdites së sotme, por në momentin që situata u duk se u vu nën kontroll, flakët janë riaktivizuar në katin e fundit të pallatit 12-katësh, ku përveç qendrës tregtare, nga kati 4-12 ndodhen apartamente banimi.
Zjarri mësohet se është riaktivizuar në soletën e ndërtesës, atu ku kjo godinë bashkohet me një tjetër.
Zjarrfikësit janë ngjitur me vinxh, dhe po hedhin ujë në vatrën e zjarrit. Sipas informacioneve nga shërbimi zjarrfikës, soleta është prej dërrase dhe kjo favorizon përhapjen e flakëve, raporton news24.
Më herët policia njoftoi se situata ishte normalizuar dhe operacioni i kërkim-shpëtimit, kishte përfunduar pas rreth 5 orësh, ndërsa raportoi se në spital janë dërguar 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.