Pas riaktivizimit të vatrave të zjarrit në pallatin 12-katësh që u përfshi nga flakët sot në Lushnje, situata është vështirësuar sërish.
Neës24, raporton se vatra e riaktivizuar ka marrë përmasa të mëdha. Mësohet se flakët tanimë kanë përfshirë dy kate, më konkretisht të tretin dhe të katërtin.
Kujtojmë se zjarri nisi në katin e tretë të kësaj ndërtese, ku ndodhet qendra tregtare “Metropol”, dhe më pas flakët janë përhapur në të gjithë ndërtesën. Nga kati i 4 deri në katin e 12, ndodhen mjedise banimi, nga ku janë evakuuar të gjithë banorët.
Ndërkohë, sipas policisë, pas normalizimit të situatës më herët, u bë me dije se në spital ndodheshin 39 qytetarë, si edhe 3 të tjerë të forcave zjarrfikëse.