Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres njoftoi sot emërimin e Sigrid Kaag si koordinatore të lartë për ndihmat humanitare dhe rindërtimin e Rripit të Gazës, raporton Anadolu.
“Nga kjo pozitë, ajo do të lehtësojë, koordinojë, monitorojë dhe verifikojë dërgesat e ndihmave humanitare në Gaza”, thuhet në deklaratën e OKB-së.
Ish-ministrja e Jashtme holandeze Kaag do të krijojë gjithashtu një mekanizëm të OKB-së për të përshpejtuar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza përmes shteteve që nuk janë palë në konflikt.
Kaag pritet të marrë detyrën më 8 janar.
Emërimi u bë si pjesë e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, miratuar javën e kaluar për rritjen e ndihmës humanitare për enklavën palestineze.
Këshilli miratoi të premten një rezolutë që bën thirrje për hapa të menjëhershëm për të lejuar menjëherë qasjen e sigurt, të papenguar dhe të zgjeruar humanitar në Gaza në mes të sulmeve të ashpra izraelite.