Kurti: Vendimi i Serbisë për targat, manovër për të ulur presionin ndërkombëtarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pasi Policia e Kosovës do të vërtetojë që Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin për pranimin e targave të Republikës së Kosovës, ekzekutivit kosovar do të marrë vendimin “e barasvlershëm si çështje e marrëdhënieve reciproke ndërshtetërore”. Kurti tha se Serbia po e përdor çështjen e targave për të ulur presionin ndërkombëtar ndaj saj, si dhe “për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë më 24 shtator”. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha pak ditë më parë se Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim që do ta mundësojë lëvizjen e lirë të të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë.

“Targat në Kosovë, në shtator të vitit 2021 përdoreshin për të kërcënuar Kosovën edhe përmes avionëve MIG-29, të ngritur në qiell përreth kufirit dhe duke tentuar destabilizim në veri të vendit, sidomos nëpërmjet 16 barrikadave të cilat ishin ngritur rrugëve të katër komunave veriore për 3 javë rresht në dhjetor të vitit të kaluar. Kurse, në dhjetor sivjet, po përdoren për të ulur presionin nga perëndimi demokratik mbi Serbinë, për zgjedhje jo të rregullta dhe jodemokratike, për të mbuluar refuzimin zyrtar që i ka bërë letra e kryeministres së Serbisë, Brnabiq, drejtuar Këshillit Evropian më 13 dhjetor, dhe për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë më 24 shtator…”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme