Sektori për Punë të Brendshme Shkup njofton se gjatë ditës së djeshme (27.12.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 130 gjoba, ndër të cilat: tetë për tejkalim të shpejtësisë, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për kalim në semafor të kuq, gjashtë gjoba u shqiptuan për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit…
Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.