Në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës për punën njëvjeçare të Kuvendit të Kosovës, deputetët i kanë shënuar 1586 mungesa gjithsej, apo rreth 23.5 për qind në secilën seancë.
Pas tij me më së shumti mungesa është ranguar kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacoli dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Ndërsa, lista e mungesave vazhdon me deputetin e LVV-së, Ardian Kastrati dhe nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci – të dy që raportohen se kanë munguar për arsye shëndetësore.
KDI ka thënë se puna e Kuvendit për një vit është karakterizuar me mangësi të shumta, me 76 seanca që prodhuan 26 vazhdime. Përveç tyre, edhe 13 seanca të jashtëzakonshme dhe 2 solemne.
“Kuvendi ka miratuar vetëm 25% të agjendës legjislative të vitit 2023. 55 projektligje apo 48% e Programit Legjislativ të Qeverisë të vitit 2023 nuk është dërguar fare në Kuvend”, ka thënë KDI.
Në raportin e KDI-së theksohet se funksioni mbikëqyrës i Kuvendit është sfiduar seriozisht në disa raste si në atë kur kryeministri refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve – duke i kushtëzuar ata me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përmes bllokimit të formimit të komisionit hetimor për rezervat shtetërore – ku deputëtët e pozitës munguan në mbledhje 8 herë rradhazi.
Nga ministrat u përmend ai i Brendshëm, Xhelal Sveçla që nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje, pastaj Hekuran Murati e Donika Gërvalla.
“Ekzekutivi i’u është përgjigjur 117 pyetjeve parlamentare, nga 299 të tilla, apo shprehur në përqindje vetëm 39% të tyre”, thuhet në raport.
© KOHA