EMRI/ Ambulanca u përplas “kokë më kokë” me autobusin me fëmijë duke shpërthyer në flakë, ndërrojnë jetë 4 persona, mes tyre dhe mjeku shqiptar

Një aksidenti tragjik ka ndodhur në Itali një ditë më parë, ku një autobus me fëmijë që po shkonin në ekskursion u përplas me një ambulancë.


Si pasojë e aksidentit u plagosën 7 persona, ndërsa ndërruan jetë 4 të tjerë, mes të cilëve edhe një shqiptar, i cili ishte një prej mjekëve në ambulancë, i identifikuar si Sokol Hoxha, 40-vjeç.

Përplasje kokë më kokë mes autobusit dhe ambulancës së Kryqit të Kuq që u përfshi në flakë ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino.

Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin ndërsa mediet italiane raportojnë se viktimat janë mjeku shqiptar, infermierja, shoferi i ambulancës dhe pacientja e ambulancës që ishte nisur për në Urbino.

Ndërkaq të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme