SPB Tetovë sot ka publikuar detaje të reja në lidhje me rastin tragjik që ndodhi dje në fshatin Çellopek, në të cilën humbën jetën dy persona dhe u plagosën tre të tjerë.
“Me datë 27.12.2023 rreth orës 14.30 në fshatin Çellopek Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor Zherovjanë, kanë ndaluar I.I.(59) nga fshati Çellopek, duke vepruar pas raportimit se rreth orës 14:10 në fshat me armë zjarri ka vrarë të afërmit e tij F.Xh.(52) dhe M.Xh.(28) dhe ka plagosur A.Xh.(54), të gjithë nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Vendi i ngjarjes dje pasdite është kontrolluar nga prokurori publik dhe ekipi inspektues i SPB Tetovë, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë. Njëra armë i është marrë të arrestuarit, ndërsa dy të tjerat janë gjetur në afërsi të të ndjerëve F.Xh. dhe M.Xh.