ASH-ja në fillim të janarit do të vendosë së si do të shkoj në zgjedhje, e vetme apo në koalicion

Aleanca për Shqiptarët (ASH) në fillim të muajit janar do të mban Kuvendin Qendror në të cilin do të vendoset se si subjekti i udhëhequr nga Arben Taravari do të vepron në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Taravari tha se ka një vendim të kryesisë se ASH-ja duhet të shkon vetëm, por i njëjti mund të vërtetohet ose ndryshohet varësisht kërkesës së anëtarësisë. Kreu i ASH-së pranoi se momentalisht në negociatat është edhe me BDI-në edhe me opozitën shqiptare, shkruan Alsat.

“Ka një vendim të kryesisë së partisë me të cilin neve duhet të dalim vetë në zgjedhjet parlamentare. Ky vendim mund të konfirmohet ose ndryshohet vetëm me vendim të Kuvendit Qendror i cili do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm, pra në fillim të muajit janar. Unë jam në komunikim edhe me partitë opozitare edhe me BDI-në, por në fund natyrisht mbetet që refleksionin që e marrim nga baza ta përcjellim në Kuvend dhe kryesi dhe ky vendim të jetë vendim i sjell në bazë të kërkesës së anëtarësisë së ASH-së”, deklaroi Arben Taravari, Kryetar i ASH-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme