E pajisur me urdhër mbrojtje, 32 vjeçari nuk ndalet, ushtron sërish dhunë ndaj bashkëshortes

Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.


Krahas tij, në pranga është vënë një 46-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, edhe një 25 vjeçar, u arrestua pasi u kap pranë rrethrrotullimit të fshatit Miras, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 32 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

K., 46 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, pranë fshatit Drenovë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimit të kryer rezultoi se 46-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;
B., 25 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap pranë rrethrrotullimit të fshatit Miras, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Specialistët e Seksionit të ZMPKT të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. V., 45 vjeç, banues në Resnjë, Maqedonia e Veriut, pasi gjatë verifikimit dhe kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin tip “Porsche” që drejtonte ky shtetas, u konstatua se numri i shasisë ishte hequr dhe zëvendësuar me një numër tjetër, të dyshuar të falsifikuar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

L., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin J. L., për motive të dobëta;
K., 35 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, 35 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi më datë 26.12.2023, në fshat, ka goditur me një send të fortë, në kokë, shtetasin S. K., për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme