Rumania dhe Bullgaria do t’i bashkohen pjesërisht zonës evropiane të lirë nga kufijtë, e njohur si Shenhgen, duke filluar nga marsi. Lajmin e kanë kumtuar zyrtarët e dy shteteve, raporton “BBC”.
Austria kundërshtoi zgjerimin e zonës, duke u frikësuar nga migracioni ilegal, por më pas u pajtua që dy shtetet t’i bashkohen zonës në faza.
Aktualisht janë 27 shtete në zonën Shengen, që lejon 400 milionë njerëz të lëvizin lirshëm mes vendeve të tyre.
Rumania dhe Bullgaria i janë bashkuar Bashkimit Evropian në vitin 2007 dhe kanë tentuar të futen në zonën Shengen për më tepër se 10 vjet.
Ministri i Brendshëm i Rumanisë në një njoftim të lëshuar në orët e vonshme të së mërkurës tha se marrëveshja u arrit më 23 dhjetor.
E kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, shkroi në Facebook: “Pas 13 vjetëve, më në fund Rumania do t’i bashkohet Shengenit! Ne kemi marrëveshje politike në këtë!”
Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, ka konfirmuar marrëveshjen në takimin qeveritar të fundvitit.
Zyrtarët austriakë kanë thënë se bisedimet po vazhdojnë.
Austria kishte kundërshtuar zgjerimin e Shengenit në vitin 2022, por më herët këtë muaj e zbuti pozitën, duke shtyrë përpara për “Shengen ajror”, si masë para se të arrihej hapja e kufijve tokësorë.
© KOHA