SPAK kontrolle te “Delta Pharma”, zbulohet lëvizja e Beqajt kur ishte ministër, miratoi ligjin që favorizonte farmacitë

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me kontrollet që BKH dhe policia, me urdhër të SPAK, po kryejnë prej mesditës së djeshme në “Delta Pharma” dhe farmaci të tjera, kryesisht në Tiranë.


Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se në këtë hetim të ri që ka nisur, po hetohet edhe lidhja që Ilir Beqaj ka pasur ose ka me këto kompani, dhe mënyrën sesi janë lidhur kontrata kur ky i fundit ka qenë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu mësohet se gjatë periudhës kur mori këtë detyrë, Beqaj ka miratuar një ligj që favorizonte kompanitë farmaceutike.

Kujtojmë se hetimet për këto kompani kanë nisur pas indicieve që SPAK ka marrë lidhur me shkeljet e pretenduara, kur ky institucion drejtohej nga Beqaj. Theksohet se ky është një hetim i ri, i cili nuk lidhet me hetimet e mëparshme për Ilir Beqajn.

Nga kontrollet e ushtruara në “Delta Pharma” dhe farmaci të tjera, janë sekuestruar dokumente që i shërbejnë hetimit, e po ashtu kompjuterë, bilancet, furnizime dhe telefona.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme