Qela ripërsërit të dhënat e Komisionit Shtetëror për Kufirin, fton ekspertët të mos flasin nëpër restorante

Sot përfundon debati i hapur në lidhje draft-raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit Shtetëror, transmeton KTV .

Në ditën e fundit të debatit, i cili ka filluar të martën, zëdhënësi Komisionit Tomor Qela pasi ka theksuar prezantimit të të gjitha fakteve gjatë debatit, do të publikohet edhe raporti final që do t’i përmbaj detajet.

Ai në vazhdim ka thënë se Komisioni po ashtu fton personat që kanë ngritur dilema që kontributin e tyre ta sjellin në sallën e qeverisë ku është i ekspozuar i gjithë dokumentacioni që bashkë të nxjerrim një përfundim të faktografisë.

“Nëse e bëjmë një kronologji të shkurtër të Komisionit mund të nxirret një konstatim i qartë se ky komision ka pasur një shkallë absolute të transparencës. Vlen të theksohet dhe është me rëndësi të madhe të tregohet se procesi është vëzhguar nga përfaqësues të ambasadës së SHBA –së, Zyrës së BE-së e përfaqësuesit e KFOR”, ka thënë Qela.

Zëdhënësi Komisionit ka përsëritur se në bazë të gjetjeve është vërtetuar se territori i Kosovës është 10 mijë e 905. 25 m2. Për të qenë në transparencë maksimale, ne i ftojmë të gjithë të interesuarit, ekspertët e nivelit qendror e lokal që nëse posedojnë dokumente të vijnë sot këtu, t’i dëshmojnë ato. Ftesë publike që argumentet shkencore, faktografi e argumentet e tjera të mos shpalosen nga hollet e restoranteve e hoteleve po aty ku është vendi, themeli i shtetit institucioni i Kosovës.

Çështjet shtetërore nuk duhet të shikohen nga koncepti i një politike ditore. Prezantimi në holle restorantesh është ndikim politik.

Komisioni i ekspertëve nuk e ka pasur për detyrë r bindjen e deputetëve për ta votuar demarkacionin. Ne kemi bërë punë profesionale. Sa i përket përgjegjësisë morale, ka thënë Qelaj, ne atë çfarë e kemi prezantuar qe 4 ditë dhe ato nuk janë meny e restoranteve por fakte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme