Fakulteti i Arteve Dramatike në Shkup për këtë fundvit ka pranuar një donacion nga Shtëpia Botuese “Logos-a.
Ata thonë se me këtë donacion është pasuruar fondi i bibliotekës së tyre.
“Falënderojmë përzemërsisht shtëpinë botuese #Logos-A për donacionin e librave për bibliotekën tonë. Me këtë e pasuruam fondin e bibliotekës sonë me botime dhe autorë të rëndësishëm.
Ju paraqesim vetëm një pjesë nga titujt e shumtë, kurse për pjesën tjetër ju ftojmë ta vizitoni bibliotekën tone”, thuhet në njoftimin e Fakultetit të Arteve Dramatike.