E rëndë/ I riu shqiptar vritet pas një sherri me një 30-vjeçar kurd

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak orë para ndërrimit të viteve në Gjermani, ku pas një sherri mes dy personave ka mbetur i vrarë një i ri shqiptar.


Sipas Bild, shqiptari ka pasur një debat të ashpër me një 30-vjeçar kurd, i cili përfundoi në një përleshje fizike, ku për pasojë viktimë mbeti 21-vjeçari shqiptar.

Mësohet se ngjarja ndodh jashtë një klubi pranë Schuhmacherort në Heide.

Të riut iu dha ndihma e parë nga punonjësit e emergjencës, por fatkeqësisht ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

I plagosur mbeti edhe 30-vjeçari që u përfshi në sherrin me viktimën, ndërsa më pas ai është arrestuar nga autoritet gjermane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme