Telekomi i Serbisë fiton miliona nga biznesi në Kosovë

Një kompani e telekomunikacionit me pronësi serbe po bën një qarkullim të madh financiar në Kosovë, duke u bazuar kryesisht në klientët që jetojnë në zonat me shumicë serbe.

MTS është një degë e Telekomit të Serbisë, e cila është regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë në vitin 2015, me zyrë qendrore në Mitrovicën Veriore.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), MTS ka një kapital aksionar prej rreth 28 milionë euro, dhe 100 për qind të aksioneve i takojnë Telekomit të Serbisë me seli në Beograd.

MTS ka një drejtor dhe një përfaqësues ligjor, të cilët janë shtetas serbë, dhe ka zyra në pesë komuna me shumicë serbe, si Graçanica, Ranillug, Shtërpca, Zubin Potok dhe Leposaviq.

MTS ofron shërbime të telefonisë fikse dhe mobile në territorin e Kosovës, dhe ka një licencë nga Autoriteti i Rregullimit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). MTS ka raportuar në Ministrinë e Financave në Qeverinë e Kosovës, se ka 143 punëtorë në Kosovë dhe asete në vlerë prej 42 milionë euro.

MTS gjithashtu ka regjistruar fitime të larta nga biznesi në Kosovë. Në vitin 2022, MTS ka deklaruar 1.74 milionë euro fitim të pastër, një rritje prej 300 mijë euro krahasuar me vitin 2021, kur kishte deklaruar 1.47 milionë euro fitim neto, sipas portalit Front Online.

MTS ka një qarkullim vjetor financiar prej rreth 8 milionë euro, të cilat vijnë kryesisht nga të hyrat e klientëve që kanë në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme