Rrahje me grushte në stacionin policor të Tetovës. Daut Lika godet me grushte kolegun e tij Fitim Hasani.
Policia konfirmon rastin dhe thotë se po punon për zbardhjen e plotë të tij.
Sipas informacioneve të Alsat, të përfshirët në sherrin banal janë të afërm ish politikanësh.
Sherri banal, sipas të dhënave paraprake, daton prej kohësh. /Alsat.mk