Një ngjarje ka ndodhur në Durrës, ku një 41-vjeçare, nënë e katër fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.
Shkak për ngjarjen e rëndë mësohet se është bërë një profil fals i hapur në emrin e saj në “Tik Tok”, ku gruja në fjalë bullizohej e denigrohej nga ana morale.
Nëna e katër fëmijëve, B.Loka është transportuar më 2 janar në spital nga bashkëshorti i saj, Xh.Loka.
Mësohet se për shkak të gjendjes së rëndë e reja më pas është transportuar drejt Traumës, ku edhe ndërroi jetë një ditë më vonë.
Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të rëndë, ndërsa mësohet se gruaja kishte denoncuar një vit më parë pranë autoriteteve këtë adresë false që i denigronte figurën nga ana morale, por nuk dihet nëse është marrë parasysh apo jo.