Një ditë përpara festës së Krishtlindjes besimtarët ortodoksë në vend sot kremtojnë Buzmin. Shënimi tradicional i kësaj feste mbahet para kishës “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.
Në mbrëmje besimtarët ortodoksë zbukurojnë shtëpitë e tyre me gjethet e buzmit, që janë simbol i lumturisë, dashurisë. Manifestime në prag të Krishtlindjeve ortodokse po mbahen edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.