FOTO/ E kërcënoi se do ta vriste, ky është bashkëshorti i 41-vjecares që u vetëvra në Durrës

Personi në foto është 45-vjeçari Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila vrau veten duke pirë fostoksinë në Durrës.


Sipas hetimeve nga policia, 45-vjeçari kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij dhe në një moment e ka kërcënuar se do ta vriste me thikë në sy të njërit prej fëmijëve.

Nga hetimet ka rezultuar se 41-vjeçarja u vetëhelmua me fostoksinë më 2 Janar pas dhunës së vazhdueshme psikologjike të bashkëshortit të saj.

45-vjeçari është arrestuar nga policia e Durrësit, ndërsa në banesë u gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Gjithashtu, Xhelal Lokës iu është sekuestruar edhe celulari, të cilin ai e kishte fshehur, ndërsa raportohet se nuk ka bashkëpunuar me Policinë.

Ky celular, së bashku me celularin e viktimës, janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën.

Gjithashtu, po kryehen veprime hetimore për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases B. L., në rrjetin social “Tik Tok”, ku u publikuan foto denigruese të saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme