Mb
Është parandaluar kalimi jolegal i 11 emigrantëve, shtetas të Sirisë, Pakistanit, Kamerunit dhe Kongos në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Rastet janë zbuluar nga ekipi mobil i Sektorit të Kontrollit dhe hetimeve pas kontrollit në dy automjete me targa polake në hyrje të Maqedonisë. Në të dy rastet emigrantët janë zbuluar në hapësirat e fshehta gjatë kontrollit me skaner, me çrast janë zbuluar nga 4 emigrantë nga Sirija dhe Pakistani. Rasti i tretë është zbuluar nga zyrtarët doganorë, gjithashtu në hyrje të pikës kufitare Bogorodicë gjatë kontrollit të automjetit i cili poashtu ka qenë me targa polake. Në automjet janë gjetur tre emigrantë nga Kameruni dhe Kongo.