Masa kujdesi për Bekim Nezirin dhe 3 të tjerë, prokuroria këmbëngul për paraburgim

Gazetar: Adnan Qaili

Mbrëmë vonë në Gjykatën Penale u sollën katër të dyshuarit për veprën penale – cenim i sigurisë së trafikut ajror. Në mesin e tyre, me pranga në duar u soll edhe Bekim Neziri, figurë e lartë politike e BDI-së. Pas tij, me forca policore u shoqëruan të dyshuarit Avdyl Osmani, Ramadan Brava dhe i katërti panjohur.

Pas shumë orësh marrje në pyetje, gjykatësi kujdestar i procedurës paraprake vendosi masën e kujdesit për katër të dyshuarit, ndonëse prokuroria kërkoi paraburgim, duke vlerësuar se mund të arratisen, të ndikojnë në prishjen e provave dhe kërcënimin e dëshmitarëve dhe të përsërisin veprën. Sot, Prokuroria publike parashtroi ankesë kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale-Shkup, i cili refuzoi propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për 4 të dyshuarit për sulmin në M-NAV. Gjykata në afat prej 24 orëve duhet të shqyrtoj ankesën, nëse do të pranoj ose refuzoj që Bekim Neziri dhe tre të dyshuarit e tjerë të dërgohen në paraburgim ose të mbetet në fuqi vetëm masa e kujdesit.

“Prokuroria ka hapur procedurë hetimore kundër 8 persona, ndaj të cilëve ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale Cenim i sigurisë së trafikut ajror, sipas Nenit 303, Paragrafi 2 dhe Nenit 22 të Kodit Penal. Me 4 Janar, të dyshuarit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me qëllim që të përdorin dhunë ndaj disa personave kanë penguar punën në momentin kur në fluturim të hapësirës ajrore të vendit kanë qenë 28 aeroplanë. Më këtë kanë kryer veprën penale, për të cilën parashihet dënim me burg së paku 5 vite”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Në bazë të Nenit 146 paragrafit 1 të Procedurës Penale, të dyshuarit nuk mund ta lëshojnë vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin, janë të detyruar të paraqiten para zyrtarit të caktuar në gjykatë, u konfiskohen dokumentit e udhëtimit.
Ish-Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, këshilltar aktual i drejtorit të M-NAV-së dhe kryetar i degës së BDI-sënë Çair, jo zyrtarisht, dyshohet se ka qenë përdoruesi i dhunës së bashku me të dyshuarin tjetër Ersen Sali. 4 të tjerë për të cilët autoritetet nuk zbardhin as inicialet vazhdojnë të jenë në arrati, ndërsa policia po i kërkon brenda vendit.

“Katër të arratisurit janë në kërkim policor. Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarr masa në gjithë territorin e vendit me urdhër-kërkim qendror për kapjen e katër të dyshuarve të çështjes së M-NAV”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Por, kush qëndron pas kompanisë së sigurisë “2SS Security” që nuk reagoi në parandalimin e sulmit në M-NAV?! Sipas burimeve të Alsat, pronar i kompanisë është Samir Bilbiloski, i afërt me shoferin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Burime brenda M-NAV tregojnë se kompania e sigurisë, me qarkullin 3 milion euro në vit, është e bashkë partiakut të Ali Ahmetit. Edhe pse ka fituar tender për mbrojtjen e hapësirave të Shoqërisë Aksionare për kontrollimin e fluturimeve civile në Maqedoni, nëpunësit e “2SS Security” kanë lejuar të hyjnë persona të pa autorizuar në kullat e radarëve në Aeroportin e Shkupit, ku edhe u sulmuan tre kontrollues gjatë orarit të punës të enjten rreth orës 15:15. Sipas Kodit Penal, pritet që edhe “2SS Security” të mbajë përgjegjësinë penale për mos mbrojtje të objekteve me interes të sigurisë kombëtare siç janë kullat e vrojtimeve të M-NAV, ku lidhja partiake e shefave të tyre me kreun e degës së BDI-së në Çair, Bekim Nezirin ka bërë që t’i hapin edhe traun dy makinave, që dyshohet se ishin edhe 7 personat që kanë ardhur me urdhër të Bekim Nezirit, ky i fundit i punësuar në M-NAV, i cili dyshohet se keqpërdori kartelen për të hyrë në objekt./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme