Detaje nga ngjarja në Pogradec/ Jetonin në të njëjtën shtëpi, 29-vjeçari prej dy vitesh në lidhje me të miturën, vajzën e njerkës së tij

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Pogradec, ku një 29-vjeçar është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, 12 vjeçe.


Sipas të dhënave të grumbulluara nga burime pranë policisë Pogradec bëhet e ditur se 29-vjecari bashkëjetonte me 12-vjecaren.

Kallëzimin sipas policisë e ka bërë nëna e 12-vjecares, por ajo që bëhet e ditur po nga të njëjtat burime, është se ka qenë nëna ajo që ka bashkëjetuar me një person, i cili ka pasur me vete dhe djalin e tij, ku ky i fundit ka krijuar lidhje me vajzën e “njerkës” së tij.

Sipas policisë ata bashkëjetonin të katërt në shtëpi ndërsa vajza në prani të psikologes ka thënë se me djalin kanë 2 vite lidhje që kur ajo ka qenë në moshën 10-vjecare.

Ajo gjithashtu ka treguar se ka qenë dëshira e 2 palëve për të krijuar këtë lidhje.

Ndërkohë policia e ka shoqëruar 29-vjecarin në komisariat për të kryer veprime të mëtejshme proceduriale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme