Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, janë 3 shqiptarët e dhunuar nga një grup personash me origjinë serbe në qytetin Herceg Nov.
Drejtori i Policisë Herceg Novi, Slobodan Djokic, ka thënë se tre shtetasit shqiptarë po udhëtonin me një mjet me targa gjermane, kur janë sulmuar nga 6 ose 7 persona pa asnjë arsye.
Fillimisht është goditur makina e tyre e më pas shtetasit shqiptarë, të cilët kanë marrë plagë të rënda në trup.
Nga ana e policisë malazeze u është kërkuar të bëjnë denoncim, por ata nuk kanë pranuar të kallëzojnë pa praninë e një avokati shqiptar.