“Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”, ministri i Brendshëm bën bilancin e 24 orëve: 37 persona të arrestuar dhe proceduar në gjithë vendin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për operacionet “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli” të zhvilluar në të gjithë vendin.


Në total shprehet ministri janë arrestuar dhe proceduar 37 persona në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Fier dhe në Morinë të Kukësit.

Po ashtu janë sekuestruar 1.1 kilogramë kokainë në Durrës, sasi lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në Sarandë dhe Lezhë, një shumë në euro e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe   armë zjarri, municion luftarak dhe armë të ftohta.

“Janë zbardhur disa vjedhje me dhunë dhe armë të ftohta në Tiranë, janë kapur dy persona në kërkim, në Elbasan dhe në Shkodër etj.

Policia Kufitare në Morinë ka vënë në pranga një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të drejtësisë italiane, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat “Organizata kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm””, shkruan ministri Balla.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme