Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, shihet ushtari izraelit që tallet me palestinezëve pranë rrënojave të Universitetit Al-Azhar në veri të Rripit të Gazës, që është bombarduar nga forcat izraelite.
Në videon e shpërndarë, shihet ushtari izraelit që tregon universitetin e bombarduar Al-Azhar.
“Për ata që pyesin pse nuk ka arsimim dhe shkolla në Gazë. Ups, na ka rënë një raketë. I kemi bombarduar. Është shumë keq. Kështu kurrë më nuk do të bëheni inxhinierë”, thotë ushtari izraelit.
Videoja e shpërndarë ka nxitur reagime të ashpra dhe zemërim. E ushtarët izraelitë prej fillimit të luftës kanë shkatërruar ndërtesat që i përkisnin civilëve palestinezë në qytetin Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.
Video të ngjashme të talljes më palestinezët nga ana e ushtrisë izraelite ishin publikuar në rrjetet sociale.
Në një video shiheshin ushtarët izraelitë duke i djegur ndihmat që ishin dedikuar për civilët palestinezë, në zonat e prekura nga lufta.
© SYRI.net