EMRI+FOTO/ Kishte shkuar për pushime tek e bija, treni përplas për vdekje shqiptarin në Itali. I moshuari ishte duke…

Një 73-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Xhevdet Zena, ka gjetur vdekjen në Itali, pasi është përplasur nga një tren, që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli, pranë Castelnovettos.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 18:00, në zonën e Robbio, ku i moshuari kishte shkuar për të kaluar pushimet tek e bija.

Ka qenë kjo e fundit ajo e cila ka ngritur alarmin, pasi kishte humbur kontaktet me të atin, i cili mësohet se kishte dalë për shëtitje.

“Ne po kërkojmë babanë që doli nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk u kthye në shtëpi. Nëse dikush e sheh atë, ai ka një pallto kafe, dhe ecën ngadalë”, thuhej në njoftimin e shpërndarë nga vajza.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Xhevdet Zena, po ecte në errësirë, kur u godit nga treni, i cili i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme