Mirela B., nëna e 12-vjeçares e cila denoncoi djalin e bashkëjetuesit për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati 2 vitesh, ka folur për media.
Ajo ka treguar se si e ka marrë vesh këtë histori.
‘Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni. Ai e pranoi ndërsa psikologia më tha sot që ata duhen të dy. Vajza më thotë e kam si vëlla, por mendoj se bëjnë lojë me mua. Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë.
Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës, por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë’, është shprehur Mirela B.
Jashtë kamerave vajza e mitur pranon se kishte krijuar një lidhje me 29 vjeçarin prej 1 viti e gjysëm dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Ajo thotë se me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane për tu martuar kur ajo të rritej.
Sipas saj marrëdhënia e tyre është konsumuar brenda banesës ku jetonin, por pa dijeninë e nënës. Pas denoncimit e mitura thotë se nuk i është nënshtruar ende kontrolleve mjekësore ndërkohë që është marrë në pyetje disa herë nga psikologja.
© SYRI.net