Modeli i ri i telefonit LG, G6 del në treg më 10 mars
LG G6 do të shfaqet me procesorin e Qualcomm, Snapdragon 821 dhe 4GB RAM, ndërsa telefoni gjithashtu do të vijë me ekranin prej 5.7 inç me rezolucionin prej 2880 x 1440 pikselëve.
Modeli i ri i LG-së, G6 do të jetë rezistent ndaj pluhurit dhe ujit, dhe i njëjti do të vijë me dy kamera të pasme, dhe secila do të ketë nga 13 megapiksel.