Prej disa ditësh qytetarët në rrjetet sociale dhe bankat kanë paralajmëruar për një mashtrim aktiv që u vjen si sms që duhet të paguajnë për dërgesën që presin.

Tashmë bankat kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një mashtrim dhe për fat të keq disa nga qytetarët, në pritje të dërgesës së tyre, kanë rënë në mashtrim dhe kanë humbur paratë.

Një qytetar në internet ka sqaruar se ka rënë pre e mashtrimit duka ia marrë 850 euro dhe ka shpërndarë foto nga transaksionet bankare.