(VIDEO) Avokati i babait të Vanjës kërkon nga prokurori që ta marrë në pyetje Gjorçevskin

Kërkohet arrest shtëpiak për Aleksandar Gjorcevski, babain e të rrëmbyerës dhe të vrarësVanja Gjorçevska, njëkohësisht edhe i dyshuar në hetim. Kërkesa është bërë nga avokati i tij, Vladimir Tufegxhiq.  Avokati ka theksuar se asnjë masë nuk justifikohet, por zëvendësimi i masës së paraburgimit efektiv do t’i ndihmojë familjes së prekur nga tragjedia.

VLADIMIR TUFEGXHIQ, AVOKAT

“Edhe pse asnjë masë ndaj të dyshuarit nuk justifikohet, masa e arrestit shtëpiak do të ruajë kohezionin e familjes e cila është thellësisht e prekur nga kjo tragjedi”.

Në të njëjtën kohë, ai kërkoi nga prokurori që ta marrë në pyetje Gjorçevskin, i cili nuk ka dëshmuar, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar.

VLADIMIR TUFEGXHIQ, AVOKAT

“Ekziston urgjenca për të vepruar, duke qenë se personi ka dhënë deklaratë në fazën paraprake të parahetimit kur i është caktuar masa e ndalimit afatshkurtër, në mënyrë që të thirret në fazën hetimore për të dhënë deklaratë të plotë se do të sqarojë se çfarë ka parë, dëgjuar dhe me kë ka ndërmarrë veprime për gjetjen e vajzës së tij në periudhën nga data 27 nëntor deri në ditën e heqjes së lirisë, si dhe se si, me kë dhe në çfarë mënyre ka siguruar dhe dorëzuar video incizime tek policët, si dhe shumë çështje tjera të rëndësishme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”.

Reagimet e tij ishin poashtu edhe ndaj prokurorisë në lidhje me politikanin serb, Sërdjan Nogo, i cili ditëve të fundit në profilin e tij në fejsbuk ka publikuar incizime dhe pretendime në lidhje me vrasjen e 14 vjecares, Vanja Gjorçevska dhe Pance Zhezovskit. Nogo po akuzon policinë për paaftësi si dhe Prokurorinë për joprofesionalizëm. Dikush duhet të përgjigjet se si kanë arritur incizimet tek ai.

/SHENJA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme