Një episod i pakëndshëm u regjistrua pasi përfundoi ndeshja e Serie C mes Cesenës dhe Olbias.
Babai i futbollistit shqiptar, Cristian Shpendi, Liman Shpendi, u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filippo Rinaldi.
Ky i fundit gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i përmbante nervat.
Në këtë formë, për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Cristian Shpendi pjesë e Cesenës dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni pasi në tribuna do ta ketë të pamundur.
© SYRI.net