Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen nr.1 në Pogradec.
Sipas informacioneve nga policia 60 vjeçari me iniciale E.P dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga zemra.
Grupi hetimor ndërkohë është duke punuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.