Akti makabër ndodhi para syve të gruas dhe fëmijëve, Gjykata Speciale shpresë për zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut

Sot janë mbushur plot 25 vite që kur u vra ish drejtori i Qendrës Informative të Kosovës, Enver Maloku, ish bashkëpunëtor ish presidentit Ibrahim Rugova dhe kolumnist i gazetës “Bota sot”, Enver Maloku.

Ishte 11 janari i vitit 1999, kur Maloku u vra në sytë e gruas dhe të fëmijëve, vetëm pak metra prej banesës së tij në katin përdhesë të një blloku banesash në Breg të Diellit.

Edhe vrasja e Enver Malokut konsiderohet në radhën e vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë. Ashtu si në rastet tjera, edhe kjo vrasja ka mbetur e pa zbuluar tash e 25 vite.

Por tani, analistët dhe njohësit e zhvillimeve politike, si shpresë të fundit po e shohin Gjykatën Speciale, atje ku po gjykohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Seimi, Jakup Krasniqi me të tjerët, të cilët ndër tjerash, Specilja i akuzon edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së dhe bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës.

Krim i nxitur nga LPK dhe SHIK

Sipas ish kryetarit të LDK-së në Zvicër dhe ish luftëtarit, Osman Ferizi, vrasja e Enver Malokut ishte nxitur nga LPK dhe SHIK-u.

“Ky akt makabër e terrorist i nxitur nga qarqe serbofile e propaganduar e nxitur nga organizata majtiste enveriste LPK-së, bashkë me SHIK-un dhe SHISH-in, e vazhduar nga PDK e AAK dhe krerët e saj, bënë argatin e Millosheviqit e Rankoviqit për të vrarë përfaqësuesit më të denjë e më të devotshëm të lombit, institucionalist që drejtohej nga LDK-së dhe lideri karizmatik e pro evropian, Ibrahim Rugova”, shprehet Ferizi, sipas të cilit, brenda UÇK-së ishte krijuar fronti për luftimin edhe të LDK-së dhe Ibrahim Rugovës.

“Për fat të keq të vendit gjatë dhe pas luftës së UÇK-së, ishte krijuar një front politiko-ushtarak për të diskredituar, anatemuar, kompromituar, frikësuar dhe eliminuar fizikisht struktura legale e legjitime, për t’i shpallur “tradhtar”, krijuar “Listat e Zeza”, dhe për të realizuar qëllimet e tyre meskine për marrjen e pushtetit më dhunë dhe përfitimet që veç jemi dëshmitar të kapjes dhe plaçkitjes së shtetit për dy dekada”, shprehet Ferizi për “Bota sot”.

Ai thotë se në emër të kësaj, u bënë edhe vrasjet politike në Kosovë.

“Në emër të kësaj skeme e skenari ogurzi për Kosovën, u vranë Enver Maloku, komandanti e deputeti Smajl Hajdaraj, kryetari Ismet Rraci, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Ministri i Mbrojtjes kol. Ahmet Krasniqi, kol. Tahir Zemaj, ish luftëtari Hasan Zemaj, Haki Imeri, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti, Shefki Popova, kom. Drini, kom. Bardhi, kom. Ismet Rrahmani, …u plagosen për vdekje prof. Sabri Hamiti, deputeti Fetah Rudi, Gani Geci….dy atentate ndaj ish Presidentit Rugova”, thekson Ferizi.

“Mjerisht edhe pas 25-vitesh vrasësit dhe nxitësit e motivuesit e tyre shetisin të lirë dhe bëjnë jetë shtetari, shteti ynë u bë peng i bandave politike që kapen drejtësinë, frikësuan dhe blenë prokuror e gjyqtarë. Klasa politike më e dëmtuara ishte LDK-së e cila vërtetë nuk bëri thuajse asgjë vetëm sehire. Kjo parti i kujton në përvjetore për folklor dhe në fushata zgjedhore për të marrë vota e pozita dhe pas zgjedhjeve bënin koalicione e përfundonin në prehrin e Hashimit, Ramushit, Kadrisë, Fatmirit, Rexhepit… Disa familje të vrarëve u joshen me disa pozita, e ndonjë bust sa për makiazh, shpallje “hero” të vrarëve pa kritere vetëm për të hesht”, shton Osman Ferizi.

Më tej, ai thekson se Gjykata Speciale është shpresa e fundit për të sjellë drejtësinë për vrasjet politike.

“Ato vrasje kërkojnë drejtësi dhe kjo drejtësi kërkohet nga GJND në Hagë , aty ku po gjykohen ish krerët e vetëshpallur të UÇK-së (Hashimi, Kadria, Rexhepi…) që si lepurusha po e mohojnë atë rol që kanë pas gjatë luftës. Nëse kjo Gjykatë e Hagës, që shihet si shpresa e fundit që ka marrë mandat dhe besim nuk i zbardhë vrasjet politike të ish zyrtarëve të LDK-së dhe ish eprorëve dhe gazetarëve të vijës institucionale, në Kosovë nuk do ketë pajtim por do ketë vetë gjyqësi dhe ne na ipet e drejta që të themi që ishte vetëm një farsë për të i amnestuar nxitësit dhe motivuesit e vrasjeve politike”.

“Ka dëshmi të bollshme sa ish dëshmitarët e vrasësit më pagesë janë eliminuar në forma të ndryshme rreth 23-dëshmitar të vrarë, besa disa familje për përfitime dhe ekzistencë e kanë SHIT GJAKUN e familjarit të tyre, që është vrasje e dytë. Më lejoni të citoj ish drejtorin e QIK-ut ( Qendra Informative e Kosovës) të ndjerin Enver Maloku, ku shkruan për vrasjet e territ e tmerrit ndër shqiptarë: Shumë më herët është dashtë të thuhet më zë të lart, se gjaku i askujt nuk ka shkuar e nuk do shkoi humbës (huq), aq më pak gjaku i personaliteteve të shquara publike që me mund i krijoi familja e shoqëria. Ata vrasës do të përgjigjen para ligjit e para gjyqit për akte kriminale. Pra Enver Maloku për aktet makabre kritikoi edhe ish institucionet e kohës për heshtje dhe mos alarm”, shprehet Ferizi.

“Çdo njeri normal që i ka jetuar ato situata konsideron se të akuzuarit në Hagë janë potencialisht të lidhur më vrasjen e Enverit, Xhemailit.. Vetë fakti absurd që për këta të akuzuar shteti ynë paguan miliona për avokatët më të shtrenjtë që kanë kontraktuar, e poashtu edhe për vizitat, fluturimet dhe ushqimin për familjarët e tyre që akomodohen në Hagë, po cili është borgji i këtij shteti ndaj familjeve të të vrarëve, fëmijëve të mbetur jetim, kjo është hipokrizi dhe absurd”, përfundon Osman Ferizi për “Bota sot”.

Shpresat të Gjykata Speciale

Kurse analisti Nexhat Haziri thotë se mungesa e vullnetit politik ka bërë që mos të zbardhet deri më tani vrasja e Enver Malokut.

“Edhe në rastin e vrasjes së gazetarit dhe publicistit Enver Malokut, shefit të QIK-ut, mozbardhja e kësaj vrasje është mungesa e vullnetit politik sikur edhe për vrasjet e tjera politike në Kosovë, gjatë dhe pas periudhës së luftës”, shprehet Haziri.

“Kjo mungesë e vullnetit politik ka qenë edhe në kohën e administartës së UNMIK-ut por edhe pas pavarësimit të vendit, ku sistemi i drejtësisë ka qenë i kapur dhe i shantazhuar nga politika, siodomos nga parti dhe politikan të fuqishëm që dyshohet se janë të involvuar në forma të ndryshme në vrasjet politike në Kosovë, pra edhe të vet Enver Malokut”, shton Haziri.

Ashtu si Ferizi, edhe Haziri thotë së shpresa e fundit për zbardhjen e kësaj vrasje është Gjykata Speciale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme