Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në Panorama TV, ka zbuluar detaje të reja nga vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila i dha fund jetës duke pirë fostoksinë, pasi dhunohej nga bashkëshorti i saj.
Gazetari ka treguar se ngjarja nuk ka të bëjë fare me bullizimin në Tik Tok, por më dhunën e shkatuar nga i shoqi.
“Ngjarja e fundit nuk ka të bëjë fare me bullizimin në Tik Tok. Një person që e njihte shumë mirë Bedrien më ka telefonuar dhe më ka informuar se ditët e fundit kur Xhemal Loka ishte kthyer nga emigrimi, kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj 41-vjeçares. Ka dyshime po ashtu se vjehrra mund të jetë shkaktare e nisjes së një konflikti mes çiftit”, tha ai.
Çelmeta është shprehur se e ndjera, Bedrie Loka ka pasur probleme gjithmonë me bashkëshortin, por edhe me familjarët e tij, me vjehrrën, e cila sipas tij, ka dashur që të merrte katin dytë që të rriste fëmijët e djalit tjetër aty.
“Ka pasur probleme gjithmonë me bashkëshortin, por edhe me familjarët e tij, me vjehrrën. Humbja e parave është dyshuese, dhe ka dyshime se ka qenë kurth, se nuk kanë bërë denoncim në polici. Të vërteten e di vetëm ajo se si e kanë kërcënuar dhe shatazhuar edhe për shumën e parave. Paratë i ka marrë dikush tjetër dhe që donin ti merrnin katin e dytë të banesës. Unë kam qenë edhe në zonë, kam folur dhe me banorët ku kam mësuar se vjehrra e Bedries ka dashur që të merrte katin dytë që të rriste fëmijët e djalit tjetër aty.
Ai nuk e pranon faktin që ka ushtruar dhunë, edhe pse kanë dalë video. Janë edhe dy video të tjera ku dëgjohet me audio që e kërcënon, dhe fjalët që i thotë janë shumë të rënda. Nuk e lejonte Bedrie Lokën të shkonte tek nëna e saj. E dha vajza e të miturës ka treguar se i ati nuk e linte të ëmën të shkonte tek nëna. Kishte nisur një konflikt mes dy fiseve, me fisin e të ndjerës”, tregoi gazetari.
Ndër të tjera, gazetari Çelmeta u shpreh se ende nuk është përcaktuar nëse Bedrie Loka është vet helmuar apo nëse ja ka dhënë dikush, ndërsa shton se edhe fëmijët kanë dëshmuar se mes prindërve ka pasur konflikte.
“Ende nuk është përcaktuar është vet helmuar apo nëse ja ka dhënë dikush. Dyshimi kryesor është i vetëvrasjes por po hetohet edhe ku u ble ky helm. Se Sukthi është vend i vogël dhe dihet kush e bleu dhe ku u ble. Edhe bashkëshorti ka qenë në banesë. Bedrie Loka ka telefonuar të bijën natën e ngjarjes dhe i ka thënë që i ati e ka dhunuar.
Dyshohet se e ka pirë në orët e para të mëngjesit, por sipas dëshmisë së tij ai e ka parë atë që ë ka pirë në orën 7:30 dhe më pas e kanë sjell në spital. Edhe fëmijët kanë dëshmuar që kanë pasur një konflit që atë natë”, tha ai.