Një udhëheqës bande i lidhur me shqiptarët i njohur si “The Savage” është arratisur nga burgu në Ekuador, ndërsa kartelet kriminale përshkallëzojnë betejën e tyre për pushtet në rrugët e vendit.
44-vjeçari është kreu i dyshuar i bandës Lobos, ose të quajtur ndryshe Ujqërit. Ai u arrestua katër ditë më pare si i dyshuar në një komplot për të vrarë prokurorin e përgjithshëm të Ekuadorit.
Aleate me mafiozë të ndryshëm shqiptarë, Lobos besohet se është përgjegjës për zhvendosjen e sasive të konsiderueshme të kokainës nga Kolumbia dhe Peruja fqinje përmes Ekuadorit.
Arratisja e tij të martën erdhi ndërsa forcat e armatosura të Ekuadorit ishin përfshirë në një përplasje me kriminelët e organizuar, duke vendosur më shumë se 22,000 ushtarë për të shuar një fushatë terrori të zhvilluar nga bandat që tashmë ka marrë 16 jetë.
Me një prani të armatosur në rrugë, patrullime nga toka, det dhe ajër, kontrolle të rastësishme trupore dhe makinash, bastisje burgjesh dhe zbatimin e një shtetrrethimi, qeveria e Presidentit Daniel Noboa është zotuar të mos dorëzohet në “luftën” e saj me 22 bandat të cilësuara si organizata terroriste.
“Ata donin të ngjallnin frikë, por na zgjuan zemërimin”, tha Gian Carlo Loffredo, ministri i mbrojtjes i vendit.
“Ata besuan se do të nënshtronin një vend të tërë, por harruan se forcat e armatosura janë të trajnuar për luftë.”
Shpërthimi i dhunës u ndez nga arratisja e rivalit të Picos, Adolfo “Fito” Macías, të dielën nga një burg tjetër në Guayaquil, porti i Paqësorit që është epiqendra e konfliktit brutal të drogës në Ekuadorin.