Muja: LDK qiraxhi në PDK, dëshiron të bëhet pronarë tash

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Shaip Muja ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri i cili tha se zgjedhjet do t’i fitoj partia e drejtuar nga Isa Mustafa.

Në një prononcim për GazetaBlic, Muja ka thënë se kush del i pari e i fundit është elektorati ai që vendos, duke potencuar se PDK është e pakonkurrencë.

“PDK është e para dhe atë bindshëm. Testi ishte Drenasi dhe normal vazhdimi i suksesit do të shihet prapë, arsyet janë të njohura. LDK pas çlirimit, asnjëherë nuk ka qeverisur direkt me ekzekutivin dhe hera e parë që qeverisë e bënë lëmsh skenën politike dhe e dëshpëron shumë edhe popullatën. Asnjë vendim madhor prej kur LDK ushëheq me Qeverinë, nuk ka kaluar pa konflikte, as në qeverisje qendrore as në atë lokale” tha Muja.

Ai tha se as “jemi dëshmitar të ngjarjeve të fundit, siç është Demarkacioni, pasi që është vendosur që demarkacioni të kalojë vetëm me deponimet e Hivzi Islamit, kumbarës së kryeministrit dhe shkencëtarit provinciale, Tomorr Çelës”.

“Në relacion me serbët, Asociacioni ka mundë të jetë problem minorë i pavërejtshëm për skenën politike. Ky lidership nënshkruan pa ditur çka po nënshkruan, gjendja ekonomike maskohet duke thënë po e forcojmë kasën e shtetit, a në anën tjetër po e varfërojmë popullatën. Këto janë fakte. Politikat sektoriale jo që kanë përmirësime por kanë keqësuar tejskajshëm, shih shëndetësinë si është katandisur, shih arsimin si është degraduar, shih sektorët e sigurisë si janë destabilizuar e defaktorizuar”, tha ndër të tjera tha Muja.

Muja ka përmendur edhe rastin e reagimit të presidentit në lidhje me emërimet në dogana, duke thënë se kjo tregon që koordinimi ligjor e institucional nuk funksionon.

“Njëri thotë që ka shkelje ligjore në emërimin e shefit të doganës e që për mua si ligjvënëse është e saktë dhe interpretueshme, ndërsa tjetri thotë jo dhe për këtë kemi marrë edhe qëndrimin në ambasadën angleze. Një shtet që delegon të drejtën e vendimmarrjes pa marrë parasysh shtete mike që janë tregon qartë se ai lidership ka pa aftësi në vendimmarrje dhe në forcimin e shtetit”, potencoi Muja.

Ai tha se edhe drejtësia është deleguarjashtë Kosovës, e cila sipas tij, nuk do të zgjedhë asgjë përveç sensacioneve mediatike.

“Ne s’mund të bëjmë shtet nga armiqtë tanë shekullorë. Sot drejtësia interpretohet sipas instruksioneve të OJQ e jo funksionit të ligjeve, e cila gjobitet me 700.000 për dënimet e pabazuara ose me drejtësi të mohuara dhe kjo kalon qetësisht, për çudi askush këtu nuk jep përgjegjësi”, tha Muja.

U premtua formatizimi u bë keq plotësimi qeveritar, duke deklaruar se Haziri duhet t`i kuptojë dhe kur të del para elektoratit do ketë pyetjet e varura në qafë, tha Muja.

“LDK e ka vështirë brenda subjektit të vet të forcojë lidership e jo të bindë tutje Kosovën për drejtim” përfundoi deklaratën e tij, deputeti i Kuvendit, Shaip Muja.

Ndryshe, në një deklaratë për media, Haziri kishte thënë se LDK do të dalë e para në zgjedhje/GazetaBlic.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme