“Ushtruesit e Detyrës, mënyrë për të anashkaluar kriteret për drejtor”

“Për drejtimin e institucioneve publike, veç drejtorëve përgjegjësi kanë edhe anëtarët e këshillave drejtues e mbikëqyrës, të cilët opinioni nuk i njeh e kryesisht që janë njerëz partiak”.

“Tek shumë ligje ndërkohë nuk ka kushte të qarta për punësimin e drejtuesve të lartë në institucione publike”, këto deklarata i bëri Iskra Belçeva Ristovska, Koordinatore programesh pranë Qendrës për Menaxhimin me Ndryshimet, në intervistën për emisionin “Programi 200” (që transmetohet sot në ora 18.00).

Kjo organizatë merret me analizën dhe zhvillimin e administratës dhe përfaqësuesja e saj thotë se rasti i “M NAV, tregoi se si nuk funksionin sistemi meritor për zgjedhjen e drejtuesve të lartë të institucioneve” Balçeva Ristovska gjithashtu thotë se “39% e institucioneve që ia janë përgjigjur një hulumtimi kanë Ushtrues Detyre si Drejtor, që është një mekanizëm për anashkalimin e kritereve për postin e drejtorit në institucionet publike”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme