Bastisje në Veles, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme njofton se më 14.01.2024 në ora 16:20 në Veles, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria 63 vjeçarin J.K. nga Velesi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, së bashku me policë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës (kokainë). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët kallëzimi përkatës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme