Nga John Schindler, Washington EXAMINER
Kjo javë dëshmoi rrëshqitjen e Ekuadorit në kaos të dhunshëm, duke e çuar kombin e Andeve prej 18 milionë banorësh në kufirin e luftës civile. Megjithëse vendi dikur i qetë ka parë dhunë në rritje, duke përfshirë vrasjen e një kandidati presidencial verën e kaluar, ngjarjet që u shpalosën në vitin e ri zbulojnë se Ekuadori është në rrezik të kolapsit të shtetit dhe të kapjes nga kartelet e drogës.
Kaosi shpërtheu me daljen nga burgu më 7 janar të një prej bosëve kryesorë të mafies në vend, Jose Adolfo Macias Villamar, i njohur me emrin Fito, i cili ka drejtuar kartelin Los Choneros që nga viti 2020. Edhe pse bandat kryesisht drejtojnë burgjet e Ekuadorit, vetë Fito e dinte se do transferohej në një burg tjetër, kështu që u arratis. Trazirat dhe e keqja shpërthyen më pas, veçanërisht në Guajakil, qyteti port ku ishte i burgosur bosi i narkove. Guajakili është qyteti më i madh i Ekuadorit dhe jo rastësisht qendra e eksporteve të kokainës në vend.
Presidenti i ri i Ekuadorit, 36-vjeçari Daniel Noboa, në detyrë për më pak se dy muaj, zgjodhi të luftojë. Ai në fakt u ka shpallur luftë karteleve. Noboa shpalli një gjendje të jashtëzakonshme me një shtetrrethim mbarëkombëtar për të neutralizuar mafiozët e drogës. Këtë javë, ai shpjegoi: “Ne jemi në gjendje lufte dhe nuk mund të dorëzohemi para këtyre grupeve terroriste”, duke u zotuar të ‘përballemi pa pushim’ me më shumë se 20 mijë anëtarë të organizatave terroriste, duke shtuar në një krahasim me ngjyra: “Kjo qeveri po merr veprimet e nevojshme që vitet e fundit askush nuk deshi t’i bënte. Dhe kjo kërkon tope në madhësinë e vezëve të strucit”.
Këtu, Noboa po sillet si presidenti i ri i El Salvadorit, Nayib Bukele, lufta e të cilit kundër krimit të organizuar ka shtypur mafiozët dhe ka reduktuar në mënyrë drastike dhunën kronike të atij vendi, duke e bërë Bukelen djalin e keq për grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, por një hero për shumicën e salvadorianëve. Noboa, i lindur në Majemi dhe i arsimut në Amerikë, po merr një rrezik të llogarit me aksionet drastike kundër pushtimit të Ekuadorit nga kartelet e narkotikëve.
Vetëm pesë vjet më parë, Ekuadori ishte një nga vendet më të sigurta në Amerikën Latine, me një shkallë të ulët vrasjesh dhe vetëm probleme modeste me krimin e organizuar, pavarësisht se ishte vendosur mes Kolumbisë dhe Perusë, dy burimeve më të mëdha të kokainës në botë. Çfarë ndodhi?
Me një fjalë: Shqipëria!
Vitet e fundit, që kur qeveria lejoi shumë të huaj të qëndronin në vend pa viza për periudha të gjata, sindikatat e huaja kriminale u zhvendosën në Ekuador. Ata e kanë bërë vendin një lojtar kyç në tregtinë globale të kokainës, me paratë e pista dhe vrasjet që sjellin. Ndërkohë që mafiet e përfshira nuk janë vetëm shqiptare, me kartelet e tjera meksikane dhe të Amerikës Latine që marrin pjesën e tyre në tregtinë në rritje të kokainës në Ekuador, mafiozët ballkanikë kanë luajtur rolin kryesor në transformimin e vendit në një narkoshtet të rrënuar nga vrasjet.
Siç ka raportuar kjo gazetë, gjatë dekadës së fundit, Shqipëria e vogël, anëtare e NATO-s, është bërë narkoshteti kryesor i Europës dhe një lojtar kryesor në tregtinë e paligjshme globale të drogës. Grupet e sofistikuara dhe të dhunshme mafioze shqiptare, shumë prej tyre të bazuara në klane familjare, janë bërë globale, duke konsoliduar biznesin e tyre të paligjshëm të narkotikëve. Kriminelët shqiptarë e kanë shndërruar Ekuadorin në kanalin e tyre të preferuar për kokainën nga Kolumbia dhe Peruja, që i drejtohet veçanërisht Europës.
Kokaina largohet nga Guajakili, shpesh e fshehur në ngarkesat e bananeve, një eksport i madh ekuadorian, i drejtuar për në portet në mbarë botën, veçanërisht në Antverpë, ku gangsterët shqiptarë e shpërndajnë në të gjithë Europën. Rritja ka qenë e madhe. Një e treta e kokainës së kapur nga policia ekuadoriane në vitin 2011, drejtohej për një Europë, krahasuar me më pak se 10 përqind dy vjet më parë.
Inteligjenca dhe policia ekuadoriane janë të pafuqishme përballë sofistikimit dhe dhunës së bandave shqiptare të drgoës, të cilat bashkëpunojnë me kartelet lokale për të maksimizuar efikasitetin dhe fitimin. Shqiptarët i blejnë zyrtarët shqiptarë me lehtësi dhe janë të gatshëm të frikësojnë ose vrasin ata që nuk blihen. Vitin e kaluar, policia spanjolle shkatërroi një bandë shqiptare që po kontrabandë nga Guajakili për në Spanjë, të fshehur në ngarkesat e peshkut të ngrirë, por kjo nuk e ndikoi pothuajse aspak trafikun. Përpjekjet në vitin 2023, nga policia ekuadoriane për të hetuar korrupsionin e kartelit të zyrtarëve qeveritarë, ngeci kur i dyshuari kryesor u gjet i vdekur.
Situata po përkeqësohet. Këtë javë u arratis nga burgu Fabricio Colon Poco, lider i kartelit Los Lobos, i mbiquajtur Bisha. Ai ishte në paraburgim se kishte kërcënuar me vrasje prokurorin e përgjithshëm të Ekuadorit. Los Lobos janë banda më e madhe e drogës në vend dhe njihen veçanërisht për lidhjet e ngushta me mafiozët shqiptarë.
Administrata e Biden premtoi se do të ndihmonte Ekuadorin në luftën e re kundër karteleve, me Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë që siguruan Kuiton për mbështetje. Megjithatë, realiteti i ashpër është se administrata e Biden është në mënyrë të pakëndshme e afërt me qeverinë shqiptare, e cila vetë është thellësisht e përfshirë në tregtinë e drogës.
Pretendimi se Shqipëria nuk është një narkoshtet, dhe tani një problem global gjithashtu, siç vazhdon të bëjë ekipi i Biden, do të thotë se kjo krizë vetëm sa do përkeqësohet.
Nëse administrata e Biden dëshiron të shmangë luftën civile në Ekuador, gjëja më e mirë që mund të bëjë është që t’u thotë miqve të saj në qeverinë shqiptare të godasin mafiozët e tyre, të cilët tani përbëjnë një kërcënim për ligjin dhe rendin në shumë kontinente.
© SYRI.net