“Poligraf”: Kush boton dezinformata pro-ruse për protestat në Beograd dhe Revolucionin Laraman?

Më 3 janar 2024, portali “Republika” botoi tekstin me titull “Eksperti për revolucione laramane krahason: Taktika nga Kievi përdoret në Beograd”.

Në tekst, “Republika” në fakt transmeton deklarata nga një intervistë e profesorit rus Andrej Viktoroviç Manojllo, e publikuar më 27 dhjetor 2023 në kanalin propagandistik rus “RT Balkan” në gjuhën serbe. Në intervistë, duke folur për protestat e opozitës, Manojllo pohon se “Në këtë rast, skenari që po zhvillohet në Beograd është shumë i ngjashëm me revolucionin e ngjyrosur klasik që veçmë ndodhi në Serbi në vitin 2000”.

Mirëpo, Manojllo nuk flet fare për “revolucion laraman”, por për “revolucion të ngjyrosur”, gjegjësisht, portali “Republika” e paraqet gabimisht atë si ekspert të “revolucioneve laramane”. Përveç kësaj, Manojllo bën krahasime mes ngjarjeve në Serbi në vitin 2000 dhe 2023, por titulli nuk bën krahasim me Serbinë, por thekson në mënyrë propagandistike se “taktikat e Kievit përdoren në Beograd”.

Edhe disa ditë më parë, më 29 dhjetor 2023, portali “Republika” në titullin “Kristofer Hill: Nuk po nxisim “revolucion laraman” në Serbi” e përktheu gabimisht dhe me tendencë shprehjen “revolucion i ngjyrosur”, duke e shtrembëruar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, i cili nuk përmend fare “revolucionin laraman”.

Edhe verifikuesit e fakteve nga “EUvsDisinfo” më 4 janar 2024 e vlerësuan si dezinformatë pretendimin se “Forca të huaja u përpoqën të nxisin një revolucion të ngjyrosur në Serbi”. Sipas EUvsDisinfo, bëhet fjalë për një narrativë dezinformuese pro-ruse që i paraqet protestat popullore si revolucione të ngjyrosura të udhëhequra nga Perëndimi.

Siç botoi edhe IMA në disa analiza, narrativa të tilla dezinformuese pro-ruse u përdorën gjithashtu për të sulmuar protestat e opozitës në Maqedoni në vitet 2015 dhe 2016, me krahasime të pabaza për “skenar ukrainas” të dhunshëm, “revolucion të ngjyrosur” dhe “Maidan maqedonas”.

Në fakt, ndryshe nga ajo që pretendohet në dezinformatat e tilla propagandistike, dhunë ndaj institucioneve dhe deputetëve kishte gjatë tentimit të protestuesve proqeveritar për të penguar ndryshimin demokratik të pushtetit më 27 prill të vitit 2017.

Prandaj, narrativat e tilla propagandistike pro-ruse mund të vlerësohen si dezinformata, qëllimi i të cilave është delegjitimimi i protestave të opozitës në Beograd, por edhe i protestave të “Revolucionit laraman” në Maqedoni, i cili kontribuoi për ndryshimet demokratike në vend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme