Forcat izraelite hapin zjarr ndaj mijëra palestinezëve të mbledhur për ndihmë ushqimore në Gaza

Shumë persona u plagosën pasi forcat izraelite hapën zjarr ndaj mijëra palestinezëve të mbledhur për të marrë ndihmë ushqimore në Gaza në të cilën vazhdojnë sulmet prej 100 ditësh, transmeton Anadolu.

Mijëra palestinezë u mblodhën në rrugën Al-Rashid në lagjen Tel Al-Hawa në qytetin e Gazës për të marrë nga ndihmat e dërguara nga institucionet ndërkombëtare të ndihmës.

Forcat izraelite të pozicionuara në jugperëndim të qytetit, hapën zjarr me armë të rënda mbi mijëra palestinezë të cilët u mblodhën për të marrë ndihma.

Si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite, shumë palestinezë u plagosën, ndërsa shumë persona pësuan dëmtime trupore për shkak të trazirave (rrëmujës) që u shënuan pas ngjarjes.

Në pjesën veriore të Rripit të Gazës në të cilin rreth 800 mijë palestinezë ndodhen përballë kërcënimit të urisë dhe mungesës së ujit, sot për herë të parë pas një muaji mbërriti ndihmë humanitare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme