Në Aydincik në jug të Turqisë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë një autobus me pasagjerë hungarezë është rrokullisur.
Nga kjo rrokullisje kanë humbur jetën nëntë persona dhe 30 tjerë janë lënduar.
Autobusi u rrokullis në Marmaris në juglindje të provincës Mardin.
Gjithqka ndodhi kur autobusi me plot pasagjerë u përplas në murin mbrojtës dhe u rrokullis.
Autoritetet turke kanë njoftuar se autoambulancat kanë dërguar me urgjencë të lënduarit në spital për trajtim.
E guvernatori i Mersinit, Ali Hamza Pehlivan, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth 170 kilometra nga qendra e qytetit.
“I shprehi ngushëllime familjeve të vdekurve kurse të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë”, tha Pehlivan.