Një 55-vjeçar i identifikuar si Nikolin Ceka, është vënë në pranga nga policia e Dibrës, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
55-vjeçarit banues në fshatin Stojan, Mat, i është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia njofton se në vitin 2023, në kuadër të operacionit policor të koduar “Stojani”, ky shtetas në bashkëpunim me dy të tjerë, janë autorët e një rasti të kultivimit dhe prodhimit të një sasie prej 3.3 kg kanabis.
Njoftimi i policisë
Dibër/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Lokalizohet në Dibër, kapet dhe vihet në pranga një 55-vjeçar nga Mati, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër e Mat, në vijim të operacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, u kap dhe u ndalua shtetasi N.C., 55 vjeç, banues në fshatin Stojan, Mat.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka vendosur ndaj 55-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vitin 2023, në kuadër të operacionit policor të koduar “Stojani”, ky shtetas në bashkëpunim me dy të tjerë, janë autorët e një rasti të kultivimit dhe prodhimit të një sasie prej 3.3 kg kanabis, në fshatin Stojan të sekuestruar ditën e operacionit nga policia.
Operacioni “Sundimi i ligjit” , për kapjen e personave të tjerë vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.