Veseli nominon veten për kryeministër të Kosovës

Kadri Veseli nominon veten për kryeministër të Kosovës.

Në fakt, ai ka në plan që fundin e marsit t’i kërkojë lidershipit të PDK-së mbështetjen për platformën e tij, apo atë që ai e quan planin për Kosovën.

Në një deklaratë për mediat, Veseli ka shpjeguar vizitat e tij të shumta anekënd vendit, për siç ka thënë, të dëgjojë drejtpërdrejt shqetësimet e qytetarëve.

Tentimi i Veselit që të jetë në qendër të vëmendjes, u intensifikua që nga 7 maji, kur realisht mori në duar frenat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Krahas rolit të kreut të Kuvendit, Veseli nuk ka lënë rast pa marrë pjesë në përurimet e investimeve shtetërore, duke prerë shirita shkollash, e fabrikash duke takuar fermerë e minatorë e që të gjitha, të mbuluara medialisht nga televizioni publik.

Shpeshherë luajti edhe rolin e presidentit, duke nënshkruar ligje e nuk e pati problem të premtojë edhe mijëra euro shpërblim për futbollistët e Kosovës nëse kualifikohen për botërorin e 2018-s.

Në këtë konferencë, nuk lejoi pyetje të gazetarëve, por paralajmëroi takime nëpër komuna të ndryshme.

Veseli pretendon se është lider i vetëm nga Ballkani që takoi presidentin amerikan Donald Trump, falë kësaj fotoje që i mbërriti me postë disa javë pas shkrepjes në kuadër të lutjeve të mëngjesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme