Shtatë minatorë janë lënduar në Minierën e Trepçës ditën e sotme (17 janar), ku tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Sipas një prononcimi të Gani Osmanit nga Sindikata e Trepçës, ata janë lënduar gjatë punës me acid.
“Këta janë të lënduar prej acidit, e përdorin për pastrimin e gypave të pompave, duke e lëshuar ka shpërthyer dhe iu ka shkaktuar një lloj ngufatjeje”, ka thënë Osmani.
I njëjti ka bërë të ditur se të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës.
Sipas tij, minatorët janë jashtë rrezikut për jetë, vetëm se disa prej tyre kanë marrë lëndime edhe në sy.