Veprimi i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili nuk u ngrit në këmbë gjatë antonimit të himnit të Kosovës, e ka irrituar shumë aktivistin e shoqërisë civile dhe drejtorin e organizatës FOL, Petrit Zogaj.
Fjalët si shtirës, politikan bosh, i pa koncept dhe imitues i dobët, janë fjalët që Zogaj i ka drejtuar Visar Ymerit, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, përcjell Gazeta Metro.
“Visar Ymeri një politikan bosh. I pa koncept. Imitues i dobët i Liderit. Përsëritës i pashije i doktrinave politike që dikush tjetër ja përgatit. Lexues i keq i tyre. Interpretues po aq të keq i të njëjtave. Një politikan shtirës. Shtirjen e ka edhe në momentet e idhnakut kur do të tregohet”, shkruan Zogaj në Facebook.
Zogaj nuk ndalet me kaq. Thotë se jo vetëm Ymeri është një shtirës, por e gjithë partia e tij që udhëheq.
Këtë shtirje Zogaj thotë se e kanë për gjithçka, transmeton Gazeta Metro.
“Shtirjen e kanë për shtetin. Për kombin. Për zhvillimin e vendit. Shtiren edhe për krimin e korrupsionin. Shtiren edhe kur thonë që shqetësohen për këtë vend. Shtiren edhe për shtirjen e tyre. Pra, nuk lënë asgjë për u shtire. Shtiren edhe ndaj njeri-tjetrit brenda partisë”, shkruan tutje Zogaj.
E kjo shtirje politike sipas tij më së shumti po i duhet një klani kriminal e korruptiv të qeverisjes. E ky, sipas Zogajt, është klani i PDK-së dhe LDK-së.
“Të parët shtirën, të dytët qeverisin në mënyrë kriminale. Sa të ngjashëm që janë. Sa fatkeq është kjo shoqëri për këtë elitë të shtirur e kriminale”, ka përfunduar Zogaj.