Kovaçevski: VMRO DPMNE të propozojë ministra dhe të votojë për Qeverinë teknike

Gazetar: Lluka Andreev

VMRO-DPMNE ta votojë dhe ta mbështesë përbërjen e Qeverisë teknike, në të kundërtën pozitat që iu takojnë do të mbesin të zbrazëta, është shprehur kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kjo vjen pasi lideri i opozitës, Hristian Mickoski, më herët tha se partia do të propozojë kandidatët e saj për ministra dhe zëvendësministra në Qeverinë teknike, por deputetët e VMRO-DPMNE-së do të votojnë të “përmbajtur” në Kuvend për qeverinë e re. Arsyetimi i këtij qëndrimi është kundërshtimi që Talat Xhaferi ta drejtojë qeverinë teknike, që sipas opozitës është zgjidhje e papërshtatshme për shkak të skandaleve që lidhen me kryeparlamentarin aktual. Kovaçevski sot theksoi se të gjitha partitë që marrin pjesë në Qeverinë teknike janë të thirrura që të ofrojnë mbështetje në Kuvend.

“Ato pozita duhet të mbeten të zbrazëta dhe mandatari të propozojë Qeveri, në të cilën ato pozita do të jenë të zbrazëta dhe në momentin kur VMRO-DPMNE vendos të mbështesë Qeverinë, të nesërmen mandatari do të mund të propozojë dhe në të njëjtën ditë votojnë ministrat që u takojnë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Pas thirrjes së këtillë të kryeministrit, VMRO-DPMNE ende nuk ka ndryshuar qëndrim. Partia u përgjigj se ky është “truk” i qeverisë kurse ligji nuk e njeh termin “vende të zbrazëta”.

“VMRO-DPMNE pranoi të marrë pjesë në qeverinë teknike, pa votuar kryeministrin teknik Xhaferi nga BDI. VMRO-DPMNE mbetet në të njëjtin qëndrim, ndërsa emrat për ministra dhe deputetë, sipas ligjit, do të propozohen javën e ardhshme. I takon qeverisë nëse do të zgjedhë të respektojë ligjin, apo ta shkelë atë, gjë që zbulon vetëm prapaskenat e synimeve për rrezikimin e procesit zgjedhor”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, Kovaçevski konfirmoi se dje ka zhvilluar takim pune me ish-kryeministrin Zoran Zaev dhe personin e parë të BDI-së, Ali Ahmetin. Ai tha se kanë biseduar për integrimet evropiane dhe zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, Kovaçevski theksoi se ende janë duke u bërë analiza nëse do të krijohet koalicion parazgjedhor mes LSDM-së dhe BDI-së.

“Shteti ka nevojë për koalicion evropian, i cili do të sigurojë një të ardhme të sigurt evropiane për shtetin, pa asnjë paqartësi dhe izolim dhe pa asnjë ekuilibër politik siç e pamë gjatë 11 viteve të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme