Prokuroria Publike ka njoftuar se janë siguruar të gjithë 8 personat e dyshuar për incidentin e 4 janarit në M-NAV. Organi i akuzës ka shpjeguar se për tre personat e kapur ditë me për është kërkuar masa e paraburgimit, por gjykatësi i procedurës paraprake i ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak. Edhe 5 personat e tjerë të dyshuar për “Cenim të komunikacionit ajror” përfshi edhe kreun e degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri mbeten në arrest shtëpie. Ndaj neglizhencës së Prokurorisë dhe gjykatës mbi këtë rast, sot ka reaguar VMRO-DPMNE-ja nga ku kanë theksuar se dy javë pas incidentit akoma nuk është zbardhur rasti dhe se më këtë qasje organet ligj zbatuese po tentojnë siç thonë ata “t’i shpëtojnë bandidët e BDI-së”. /Alsat.mk