Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit në burg për mjekun Dervish Hasi që abuzoi me një të mitur.
Dervish Hasi shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, për një periudhë kohe 2-vjeçare.
E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.
Hasi kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi, ndërsa të miturën e kishte njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.
Sakaq, Dervish Hasi është një person i njohur për policinë.
Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK, pasi prokuroria kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.